“Noi albanezo, shetito për qejf” – I quajtën ‘skiftera’, të rinjtë shuplakë shqiptarëve! (Video)

Prej disa ditësh në rrjet po qarkullon një video, ku dy djem shqiptar në Itali janë filmuar nga një vendas, teksa ishin duke ecur në rrugë dhe me telefonin e tyre filmonin vilat lukzose.

Në të gjitha faqet në Facebook e Instagram ku u shpërnda videoja, nuk munguan komentet që i akuzonin të rinjtë si “skifterë” pra grabitës, për shkak edhe të pyetjes me tendencë që italiani u bënë në fund, për të thirrur ose jo policinë.





Shumë të tjerë nuk kursyen italishten e folur prej tyre, e cila duhet thënë se ishte tepër e dobët.

Por si qëndron e vërteta e Videos Virale?

Ka qenë vetë një prej djemve (personazh i videos), dhe njëherësh ai që filmonte vilat, i cili ka komentuar në një prej faqeve që e shpërndan atë, duke sqaruar se punon në ndërtim në Itali.

Sipas Besmir Cucit nga Durrësi shqiptarët vdesin për dallavere, por shton se e vërteta është krejt ndryshe nga ajo që mbretëron në rrjetet sociale.

“Flm per te gjith shqiptaret se e shoh se sa te dashur jemi si komb sa kurr se kemi dashur njeri tjetrin un jam personi ne fjal dhe kjo vidjo u be nga nje pipino qe mendoi se jemi hajduta ndersa ne se dim ca ore vim ne shpi nga puna flm per te gjith ata patriot qe shajn se ne shiptaret vdesim per dallavere kte pun bej ktu ne itali te ndershme dhe te paster flm te gjithve”, komenton ai.

Ndërkohë Besmir Cuci ka postuar në faqen e tij në “Facebook” edhe foto nga ambienti i punës, duke hedhur poshtë kështu pretendimet e komentuesve, që e etiketuan atë dhe mikun e tij si hajdut.





Comments are closed.