Kriza vret turizmin! Biznesmeni nxjerr email-in: Po na braktisin të huajt, në fund e ha populli

Kriza politike dhe protestat e dhunshme po ndikojnë negativisht në turizmin dhe ekonominë shqiptare. Biznesmeni vlonjat, Vasil Bedinaj ka publikuar një email nga një turist i huaj, ku i shkruan se për shkak të situatës së acaruar politike ka vendosur që të mos vizitojë Shqipërinë këtë verë,

Një nga biznesmenët në fushën e Turizmit në Vlorë, Vasil Bedinaj ka akuzuar politikën shqiptare se po ndikon negativisht në fushën e turizmit. Madje, turisti i ka kërkuar që të heqë rezervimin që ka bërë më parë pasi ka frikë nga situata politike në vend.

Biznesmeni shprehet i shqetësuar mbi situatën dhe thotë se në fund populli e ha.

“Nuk është çudi apo ajo, disa duan pushtet, disa nuk e lënë si përfundim, populli e ha”, shkruan ai në Facebook.

Gazeta SHQIP









Comments are closed.