Investimet e huaja/ Berisha nxjerr fotot si “inxhinier” për t’i thënë Ramës se janë “0”

Nuk i ka dalë ende inati, ish-kryeministrit Sali Berisha me deklaratat që pasardhësi i tij në detyrë, Edi Rama bëri në emisionin “Opinion” të enjten që lamë pas.

Pasi me një mesazh të nisur gjatë emisionit i kërkoi që të bënte testin e drogës, sot Berisha është kapur me deklaratën e Ramës, ku shefi i qeverisë thotë se janë rritur investimet e huaja në vend dhe këtu përmend kërkimet për gaz e naftë të gjigandit amerikan “Shell”.

Por sipas Berishës, kjo është pjesë “e serialit të 33 gënjeshtrave që tha Edvin Kristaq Mashtrimi”.

POSTIMI I BERISHËS:

Andi Bejtja e pyeti:

Me thuaj nje investitor te vetem te huaj qe ka ardhur ne Shqiperi keto 6 vitet e fundit?

Rama, pasi përdridhet – gënjen duke thënë: Ka ardhur Kompania Shell! Këto dite firmosëm nje kontrate me te!

Kompania gjigante e naftës Shell ka ardhur ne Shqipëri qe ne vitin 2010. Fotot janë te dt 27 tetor te vitit 2012 dhe tregojnë nje vizite time ne pusin e kompanisë ne zonën e Shpiragut, me te cilin u gjeten rezerva te mira nafte te lehte! sb









Comments are closed.