Igli Tare, historia e një futbollisti

Igli Tare ka lindur më 25 korrik 1973 në Vlorë, Shqipëri, dhe është një drejtues sportiv dhe ish futbollist në rolin e sulmuesit. Nga 2008-a mbulon rolin e koordinatorit të zonës teknike dhe nga 2009-a atë të drejtorit sportiv të Lazio-s. Karriera si futbollist i rritur te të rinjtë e Partizanit të Tiranës, e fillon karrierën e tij si profesionist në vitin 1993 në radhët e këtij formacioni shqiptar, për t’u transferuar më pas në Gjermani te Waldhof Mannheim-i.

Pasi militoi në radhët Ludwigshafen-it, blihet nga Karlsruhe, ku qëndron deri në 1997-ën, për të zbritur më pas në kategorinë e dytë me Fortunën e Duseldorfit ku luan në sezonin 1997-1998 duke shënuar numrin më të madh të golave në kampionat në karrierën e tij, plot 13 gola.

Më 1999-ën kalon te Kaiserslautern dhe qëndron aty për një vit e gjysmë para se të kalojë te Brescia ku do të qëndrojë nga 2001 deri në 2003-shin. Te Brescia do të konfirmohet si një qendërsumues i mirë dhe do të luajë përkrah futbollistëve të tillë si Roberto Baggio dhe Pep Guardiola. Aty do të bëhet idhulli i tifozëve.



Debuton në Serinë A më 28 janar 2001 duke zëvendësuar në minutën ‘84 Andrea Pirlo-n në ndeshjen Brescia – Milan që përfundoi me rezultatin 1- 1. Goli i tij i parë në Serinë A vjen një javë më pas, më 4 shkurt 2001 në ndeshjen Bari – Brescia 1 – 3. Do ta mbyllë përvojën e tij me fanellën e Brascia-s me 15 gola në 75 ndeshje.

Më pas ndjek trainerin e tij Carlo Mazzone te Bologna, ku bëhet një nga beniaminët e tifozëve për shkak të përkushtimit të tij të madh ndaj skuadrës. Për t’u përmendur goli i tij në ndeshjen e vajtjes Parma – Bologna 0 – 1 për qëndrimin në Serinë A, që bëhet i kotë nga humbja e bolonjezëve në ndeshjen e kthimit në shtëpi. Më 2005-ën kalon te Lazio-ja e presidentit Lotito. Igli Tare kthehet te goli në javën e 17-të të kampionatit kundër Palermos.

Duket si një rast i izoluar, por Tare shënon edhe kundër Napolit në Kupën e Italisë, që u lejon lacialëve të kalojnë turnin. Në 2006-ën shënon realizon një nga golat më të bukur në karrierën e tij kundër Ascoli-t me roveshatë. Kombëtarja Me fanellën e Kombëtares shqiptare ka luajtur gjithsej 68 ndeshje duke shënuar 10 gola.

Aktualisht bën pjesë në dhjetëshen më të mirë të golashënuesve të Kombëtares shqiptare. Drejtues sportiv Pas skadimit të kontratës Tare pranon rinovimin e kontratës që e lidh me klubin roman si futbollist, por në 2008-ën Lotito i jep një rol drejtuesi, atë të koordinuesit të zonës teknike, dhe Tare e pranon. Më 9 korrik nënshkruan një kontratë dyvjeçare dhe niset me skuadrën për grumbullimin e Auronco di Kadores.

Më 20 prill 2009 merr në Koverçano diplomën e drejtorit sportiv me nota maksimale. Pas sezonit 2014 – 2015 merr çmimin “Italian Sport Awards”, event që vlerëson të shkëlqyerit e sportit italian. Igli Tare flet gjashtë gjuhë.

Përgatiti Adrian Beshaj

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.