Akademia e prostatit/ Rudina Hajdari kundër Gjinushit: Shkon ‘ush’ pas Ramës, AK e vjetëruar dhe e dalë bojë

Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave kanë bërë që Rudina Hajdari dhe Lulzim Basha të kthehen në një linjë opozitarizmi. Kryetarja e grupit demokrat është kundër zgjedhjeve me një kandidat dhe përmes një statusi në facebook ka sulmuar Skënder Gjinushin, duke thënë se i shërben përunjësisht Ramës dhe shkon “ush” për të zbatuar ëndrrat që sheh shefi.

Ajo shkruan se Akademia e Shkencave është e vjetruar dhe e dalë bojë, ndërsa konfirmon mbështetjen e saj për Artan Fugën.



“Akademia e prostatit! Zgjedhja e Gjin-ushit në krye të Akademisë së Shkencave, vërteton më së miri se partia nuk kursen as institucionet shkencore për të përmbushur delirin e pafundëm për pushtet. Nuk ka se si të ndodhë ndryshe, revanshi i delirit për pushtet do të përmbytë gjithçka edhe institucionet shkencore. Padyshim, që ato do të duhen, që në kushtet e gremisjes së madhe të qeverisë, të shërbejnë me përunjësi, për të “pohuar shkencërisht” meritat e qeverisë delirmadhe.

Kudo emërohen militantë dhe të bindur, që shkojnë “ush”, me urdhër dhe zbatojnë verbërisht, ato që sheh në ënder shefi. Më vjen keq për akademik A.Fugën, që përpiqet të përqasë metodogji ala postmoderniste të modelit francez, në një akademi të stilit “ala monist” të vjetëruar, me persona të dalë boje, të mbushur me moshën e tretë, që e kanë kthyer akademinë tonë në variantin qesharak të “akademisë së prostatit””, shkruan Hajdari.

Gazeta SHQIP


©Copyright Gazeta SHQIP



Comments are closed.