32-vrasje – “të parën e bëra kur isha 12-vjeç”, ‘samurai’ i Amerikës shokon botën me deklaratën në gjyq (Foto)

Pas 32 vrasjesh me vetëdije të plotë dhe gjakftohtësi, tashmë erdhi koha që ekzekutori seria që tmerroi Amerikën, Nicholas Brent Gibson të dalë para organeve të drejtësisë për të marrë dënimin që meriton.

32-vjeçari u arrestua dy javë më parë në New York, si i dyshuar për vrasjen e personit me të cilin ndante shtëpinë dhe që nga vrasja e fundit lindën edhe dyshimet se ai mund të kishte kryer disa të tilla.

Gibson doli në Gjykatën Penale të Manhatanit një ditë më parë dhe çuditërisht nuk shprehu keqardhje, por pranoi me gjakftohtësi para disa gazetarëve vrasjen e 32 personave, mes të cilëve edhe të 77-vjeçarit Erik Stocker, më të cilin ndante shtëpinë.

Theksojmë se në vrasjen e fundit ai kishte përdorur një shpatë samurai si dhe pretendoi se ishte viktima që donte të vdiste. Të njëjtën armë ai pretendon se e ka përdorur edhe në vrasjet e tjera.

I veshur me rrobat e burgut, me duar e këmbë të lidhura, ai u paraqit para Gjykatës mëngjesin e së premtes për një seancë dëgjimore për ekstradim, ku u përball me akuzat për vrasje në Florida.

Ai theksoi para gjykatësve se vrasjen e parë e ka kryer në moshën 12-vjeçare. Ndërkohë, hetuesit kanë nisur punën intensive duke shqyrtuar raportet për persona të zhdukur për të përcaktuar nëse krimet e Gibson janë reale ose një mburrje boshe e tij që synon të humbasë kohën e policisë e ta bëjë atë famëkeq.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.