Thirrja e Dakos në Prokurori, PD: Dorëzim i kontrolluar i akullores së Ramës, ja skenari i tyre

Partia Demokratike e quan një manovër politike thirrjen e Vangjush Dakos në prokurori për të dëshmuar për dosjen 339.

Sipas Belind Këlliçit, kryetarit të FRPD, kemi të bëjmë me një dorëzim të kontrolluar për ta nxjerrë kryebashkiakun e Durrësit të pafajshëm.

“Pas dy vjetesh heshtje dhe përpjekjesh për të shkatërruar çdo provë, prokuroria qenka kujtuar më në fund të thërrasë akullorën e Ramës, Dakon e Niçes. Në fakt nuk ka asgjë të re! Është i njëjti skenar siç bëri me Saimir Tahirin! Pas presionit të opozitës dhe atij ndërkombëtar, Rama vendosi t’i bëjë një dorezim të kontrolluar Dakos, t’i hedhë hi syve shqiptarëve & ndërkombetarëve dhe nesër ta nxjerrë të pafajshëm.

Kjo manover dëshpëruese e Edi Rames mund t’i shërbejë veç lajmeve të ditës por nuk mund ta ndihmojë atë të zgjasë pushtetin e tij. Edi Rama nuk mund të genjejë më askënd. Kjo prokurori e kapur është thjesht garanci për Ramën, për t’i shërbyer krimit, politikaneve të lidhur me krimin dhe të korruptuarve, pra pushtetit të Edi Ramës. Pa largimin e Edi Ramës nuk mund të ketë drejtësi, nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk mund të ketë Shqipëri europiane”, shkruan ai.

Vangjush Dako ka dëshmuar për 5 orë në prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Gazeta SHQIP

 









Comments are closed.