Pas videoskandalit që tronditi Austrinë, Kurz çon vendin në zgjedhje të parakohshme

Pas publikimit të videoskandalit që tronditi politikën në Austri, kancelari austriak Sebastian Kurz ka bërë thirrje për zgjedhje të parakohëshme.

Zëvendës kancelari i Austrisë Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën, pasi dy gazeta gjermane, “Der Spiegel” dhe “Sueddeutsche Zeitung”, publikuan pamje filmike ku ai shfaqej tek i ofronte kontrata shtetërore një investoreje të dyshuar ruse, gjatë një feste në Ibica të Spanjës.



“Kjo nuk është ajo që vendi ynë ka nevojë. Unë nuk jam në politikë për ta mbajtur këtë zyrë … por për të punuar për vendin tonë të bukur”, tha Kurz.

Kancelari Kurz tha se nuk mundi të arrinte një marrëveshje me udhëheqësit e Partisë së Lirisë mbështetës të politikave kundër-emigracionit të zotit Strache, për të çuar përpara koalicionin me Partinë Popullore të qendrës së djathtë.

Dorëheqja e Heinz-Christian Strache konsiderohet një goditje për forcat populiste e nacionaliste që janë pro politikave më të forta ndaj emigracionit në Evropë. Ajo vjen vetëm pak ditë para zgjedhjeve për Parlamentin Europian të parashikuara të mbahen në datat 23-26 maj në 28 vende të BE-së.

 

 


©Copyright Gazeta SHQIP



Comments are closed.