‘Nuk jam i sigurtë nëse i janë prerë gishtat efektives Ina Nuka’

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka hedhur dyshime nëse policja Ina Nuka ka humbur gishtat në protestën e dhunshme të banorëve të Astirit para parlamentit.

Bardhi tha në studion e News24 se nuk është lënduar asnjë polic në protestën e 11 majit, ku protestuesit e opozitës hodhën bomba molotov.

“Në spital kam qenë unë dhe kam shkuar për të vizituar sekretarin organizativ të PD, ku i kam kërkuar autoriteteve të spitalit, të takoj edhe punonjësit e policisë së plagosur në protestë. Në spital nuk ka patur asnjë punonjës policie të lënduar që po merrte mjekim. Mund ta them këtë se është e njëjta që thoshte nuk ka parcela me kanabis.

E mbani mend që pamjet e Inu Nukës, u bënë virale  kudo, nuk jam i sigurtë nëse i janë prerë gishtat. Fakti që e thotë policia por që nuk provohet, është një mashtrim i bërë nga një polici që ka dalë nga shinat e ligjit. Ka qenë avokati i popullit dhe ka kërkuar t’i takojë ka një raport zyrtar për këtë që thotë se nuk ka patur asnjë polic të lënduar në spital. Ka patur protestues të dhunuar, qytetarë që kanë duruar gazin e policisë, dhe përfaqësues të lartë të opozitës. Mbahen si të burgosur protestuesit por ata që urdhëruar dhunën ndaj Sahit Dollapit, nuk janë në burg.” -u shpreh Bardhi









Comments are closed.