Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

‘Në Britani parlamentarët rrinë në këmbë, në Shqipëri karrigia e pushtetarit vlen 15 mijë euro’

Lulzim Basha ka bërë një krahasim mes parlamentarëve në Britani dhe atyre në Shqipëri. Nga Londra, ku po zhvillon disa takime, lideri demokrat tha se në Britani parlamentarët rrinë në këmbë, kurse në Shqipëri karrigia e pushtetarit vlen 15 mijë euro.

?Tek ne, fakultetet japin akoma mësim për kompjuterat me shkumës e me dërrasë të zezë, sepse paratë që duhet të shkojnë për të investuar në auditorë, në laboratorë, në teknologjinë e informacionit dhe në dixhitalizim, i bën rrush e kumbulla qeveria. i bën mermer për zyren e ministrit dhe e blen kolltukun 15 mijë euro.

A i keni parë se ku ulën deputetët në Britani, apo jo? Shkova dhe i pashë sot! Çdo gjashtë muaj kishin për t?i ndërruar kolltuqet te ne, atje as nuk ka vend të mjaftueshëm që të ulën të gjithë deputetët. Disa rrinë në këmbë.  Ashtu duhet të rrinë deputetët, qeveria duhet të rrijë në këmbë para popullit, jo t?i marrë paratë e popullit e t?i bëjë rrush e kumbulla?, tha Basha.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore