Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Ish-deputeti i PD ia numëron Bashës: E quajte LSI-në shushunjë, por lëpive aty ku pështyve

Mes dy partive demokratike ka nisur një përplasje e fortë. Ish-deputeti dhe kandidat i PD-së për kryebashkiak në Dibër, Sherefedin Shehu ka sulmuar ashpër Lulzim Bashën dhe u ka kërkuar demokratëve të mos sulmojnë Bindjen Demokratike.

Shehu e quan Bashën një udhëheqës pa princip, ndërsa i kujton deklaratat kundër LSI.

Sherefedin Shehu thotë se Bindja Demokratike ka ardhur si produkt i mungesës së demokracisë dhe dobësisë së lidershipit në PD.

“O Demokratë! Mos u bëni viktima të udhëheqësve pa princip!  “Bindja Demokratike” mund t’ju krijojë dilema për momentin e krijimit por jo për atë që ajo përfaqëson. Ajo është produkt i mungesës së demokracisë dhe dobësisë së lidershipit në PD. Aty janë demokratë me kontribute dhe vlera për PD-në dhe demokracinë shqiptare. Prandaj kursejini insinuatat, sharjet dhe ofendimet.

Historia e PD-së është histori e ndarjes dhe bashkimit. Kujtoni se çfarë nuk kemi thënë për Partinë Aleanca Demokratike dhe ajo u bë aleatja e fitores në 2005 dhe lidershipi i saj ishte ose edhe është pjesë e lidershipit të PD-së. Të njëjtën gjë bëmë edhe me Partinë Demokratike të Re dhe lidershipi i saj tani dominon lidershipin e PD-së. Por edhe aleatët tanë më luajalë, Demokristianët dhe LZhK-istët, kanë qenë dikur pjesë e lidershipit të PD-së dhe na kanë dalë disa herë edhe kundër. Kështu edhe PDIU që na ka marrë edhe lidera dhe vota. Megjithatë këto janë lëpirjet më të vogla të pështymës tone.

Tani kemi aleat edhe LSI-në për të cilën lideri ynë ka thënë shumë gjëra si: “shushunja”, “kurrë koalicion apo pazar me LSI-në”, “vota për LSI -në, vota në det dhe në gjol”, “parti tipike klienteliste, që i bënte fresk (Ramës) nga mëngjesi deri në darkë”, “sapo mbyllte pazarin me Ramën dhe merrte thelën e tepsisë, dridhe Like”, “ne nuk do të qeverisim me LSI-në, mos bëni gabimin fatal, përndryshe do të mbeteni si Baftjarë në hauret e Republikës së Vjetër,”, etj.

Prandaj të mos nxitojmë por të durojmë sepse është më mirë që edhe “Bindja” një ditë të bëhet pjesë e PD-së apo koalicionit të saj. Eksperienca tregon se lufta kundër “Bindjes“ është luftë brenda llojit. Le të përpiqemi të gjejmë urat e bashkimit se vetëm bashkimi ka sjellë fitore për PD-në”, shkruan ai.

PD dhe LSI-ja kanë kundërshtuar regjistrimin e kandidatëve të partisë së Astrit Patozit në zgjedhjet e 30 qershorit.

Gazeta SHQIP

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore