Ilaçi që u shton vuajtjet pacientëve/ I riu i sëmurë nga veshkat dhe që nuk e blen dot medikamentin Soludamin

Flogerti, 32 vjeçari që kryen 3 herë në javë prej 8 vitesh hemodializën e ka të pamundur të blejë të gjitha ilaçet që i duhen për kurim, si medikamenti që ul nivelin e parahormonit që kushton 6 000 lekë, apo “Soludamini” që është i nevojshëm për muskujt me vlerën rreth 15 mijë lekë.

“Të rimbursuara janë Ferrovina dhe ilaçet e tensionit. Gjë tjetër s’ka. Ka pasur dhe ilaçe që si kam marr, Mimparon se marr dot, Soludaminin apo exelat janë të rëndësishme, por si marrim dot nga kushtet e vështira ekonomike, nuk është se s’duam t’i marrim”, thotë ai.

Pasojat e mosmarrjes të këtyre ilaçeve janë të rënda. Sipas mjekëve mund të shkojnë deri në thyerje të kockave.


“Ndjen shqetësime se kockat dëmtohen nga aparati dita ditës, t’i gërryen. Ndjen lodhje”, shprehet Flogerti.

Ndërkohë që, Alma e cila prej 15 vitesh kryen hemodializën në QSUT është detyruar që ilaçet e parimbursuara t’i marë jashtë Shqipërisë, pasi diferenca e çmimeve krahasuar me Shqipërinë është e madhe.

“Soludamini që ne na duhet për muskujt herë pas here, e kam marrë herë në Greqi herë në Itali, ku kam mundur. Jashtë ky ilac kushton 4 euro një kuti me 5 copë, ndërsa këtu Soludamini me shishe ka bërë 12 mijë lekë, 13 mijë lekë të paktën sic më thonë se unë kam gati 3 vjet që I marr jashtë”, tha Alma.

Farmacistët në Tiranë refuzojnë të përgjigjen për ilaçin “Soludamin”, tashme që Agjencia e Barnave ka nisur një verifikim me ilaçin Soludamin.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.