E fajësojnë për vdekjen e të afërmit të tyre, familjarët dhunojnë mjekun

Rikthehet sërish dhuna ndaj bluzave të bardha. Një mjek është dhunuar nga disa familjarë të një pacienti, një ditë më parë në Vorë.

Mjeku mjeku i urgjencës me inicialet F.G. është goditur nga familjarët e një pacienti që ndërroi jetë.

Mësohet se një pacient ishte paraqitur një ditë më parë në këtë Urgjencë dhe ishte mjekuar. Pacientit i janë bërë analizat dhe më pas ai është larguar nga mjediset e spitalit, sipas dosja.al.

Por pak orë më vonë, pacienti në fjalë ka pësuar arrest kardiak dhe ka ndërruar jetë.

Kjo gjë ka bërë që familjarët të fajësojnë mjekët për vdekjen e të afërmit të tyre, dhe njëri prej tyre ka dhunuar mjekun e Urgjencës.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e mjekut të dhunuar, apo procedura që është ndjekur me autorin.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.