Berisha frymëzohet nga Austria dhe kërcënon Ramën: 25 maji po vjen!

Ish-kryetari i PD, Sali Berisha është frymëzuar nga rasti i qeverisë së kancelarit austriak Sebastian Kurz, i cili kërkon zgjedhje të parakohshme pas skandalit me zëvëndësin e tij.

Berisha i kujton Ramës 25 majin, ditën kur do të mbahet protesta e opozitës.



“Jo jo nuk je kancelari i nderuar Kurz i Austrise, por je bastardi skizoid i eterve xhelat! 25 maj po vjen! Fati i tyre te pret o Kryekriminel!

Miq, Shkak për dorëheqjen e Kancelarit Kurtz është bërë videoskandali me zëvendësin e tij, Heinz-Christian Strache, i cili dha dorëheqjen më herët.

Në video skandal shfaqej zv/kancelari me një manjate ruse, të cilët bënin pazare për të fituar zgjedhjet e vitit 2017. Në planet e tyre ishte edhe blerja e disa mediave.

Por në Shqipëri, edhe pse prokuroria ka përgjime ku dëgjohen eksponentë të lartë të mazhorancës teksa flasin edhe me njerëz të botës së krimit për blerjen e votave, sërish askush nuk ka dhënë dorëheqjen”, shkruan Berisha.

Gazeta SHQIP

Pas videoskandalit që tronditi Austrinë, Kurz çon vendin në zgjedhje të parakohshme


©Copyright Gazeta SHQIP



Comments are closed.