Balluku del bllof, premtoi hapjen e rrugës Tiranë-Elbasan në 17 maj (VIDEO)

Në disa deklarata të herë pas hershme, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku u zotua me përgjegjësi se autostrada Tiranë-Elbasan do të hapet plotësisht me 17 maj, por ministrja ka dalë bllof.

Ndryshe nga premtimi i qeverisë, edhe pse sot data shënon 18 maj, autostrada nuk është hapur ende plotësisht.



 “Deri në 17 maj ne deklarojmë me përgjegjësi se që e gjitha autostrada Tiranë –Elbasan do të jetë e përfunduar dhe do të dorëzohet sipas kushteve teknike që parashikohen në kontratë”, zotohej ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në studion e ERTV më 15 mars. (Mund ta ndiqni në videon e nxjerrë nga gazeta SHQIP)

Më 22 janar rruga u inspektua edhe nga kryeministri Edi Rama dhe në njoftimin e shpërndarë për mediat theksohej se autostrada do të hapej plotësisht më 17 maj.

Rruga Tiranë-Elbasan, e cila ka një gjatësi prej 27 kilometrash, filloi të ndërtohet në vitin 2011. Rruga pritej të përfundonte në vitin 2015 ndërsa afati i punimeve u shty për në vitin 2018.

Gazeta SHQIP


Comments are closed.