Zyrtare, Massimiliano Allegri largohet nga Juventusi

Massimilianio Allegri largohet nga Juventusi. Trajneri italian dhe drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë vendosur me marrëveshje të ndërpresin bashkëpunimin sapo të mbyllet sezoni.

Duket se palët nuk kanë rënë dakord për strategjinë që duhet të ndiqte klubi në merkato. Allegri kishte kërkuar ndryshime në organikë, duke sugjeruar largimin e disa lojtarëve dhe 5 blerje të rëndësishme, kërkesa që nuk janë plotësuar nga presidenti Agnelli.



Trajneri do të dalë nesër, në orën 14:00, në një konferencë lamtumirei. Lajmi është konfirmuar nga klubi bardhezi nëpërmjet një njoftimi zyrtar.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.