Shkrimi në murin e shtëpisë së Borchardt, misioni francez apel opozitës

Misioni i përhershëm i Francës në OSBE i ka bërë apel opozitës që të dënojë dhunën në protesta dhe të denoncojë autorët e saj.

“E drejta për të protestuar paqësisht është një element thelbësor i rrugëtimit  demokratik të një vendi.Megjithatë të shtunën në 11 maj në Tiranë u vunë re zhvillime të dhunshme në protestat e thirrura nga opozita”, thuhet në deklaratë.

Dhuna dëmton imazhin e Shqipërisë, thuhet në deklaratë, ndërsa i bëhet apel edhe policisë për menaxhimin e protestave.

“Pati të plagosur mes manifestuesve dhe forcave të rendit dhe dëmtime ndaj godinave, përfshirë këtu edhe banesën e përfaqësuesit të OSBE-së në Shqipëri. Është e rëndësishme që opozita të dënojë dhunën dhe të distancohet nga autorët e saj. Forcat e rendit duhet, nga ana e tyre, të tregojnë vetëpërmbajtje në menaxhimin e manifestimeve. Dhuna dëmton përpjekjet për reformë demokratike dhe imazhin e Shqipërisë. Vetëm dialogu mund të mundësojë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të natyrës politike”, thuhet në mesazhin e misionit të Francës në OSBE.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.