“Rama ik” në Londër – Basha me kërcënim të frikshëm: Janë përballë dy Shqipëri, njëra do të zhduket!

Kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet në londër, ku ka zhvilluar takime të nivelit të Lartë në Parlament dhe Dhomën e lordëve, me qëllim huazimin e praktikave më të mira sipas tij për të reformuar PD-në dhe sistemin zgjedhor në Shqipëri.

Por në mbrëmje, lideri i opozitës ka pasur një takim me komunitetin shqiptar në Londër, ku ka folur “pa dorashka” kundër sistemit zgjedhor aktual që sipas tij po favorizon trafikantët dhe oligarkët krah Edi Ramës.



Me thirrjet në sallë “Rama Ik”, krye demokrati tha se kjo qeveria ka marrë peng demokracinë e vendit.

Kreu i PD mbajti një fjalim tepër të ashpër, duke theksuar se të gjithë të arrestuarit pas protestave të opozitës janë duke u vetëmohuar për një qëllim të rëndësishëm, që është riinstalimi i demokracisë në vend dhe rikthimi i meritokracisë.

Sipas Bashës, gjithë lëvizja e opozitës me protesta për largimin e Ramës, vjen pasi aktualisht kemi 2 Shqipëri, një të të pamundurve, të lënë të varfër e të goditur nga qeveria dhe tjetra e Hipokrizisë dhe mashtrimit që udhëhiqet nga Rama.

“Po vetëmohoemi për të bërë çdo sakrificë për demokracinë. 30 të burgosur politik nga Edi Rama. Ata janë në burg si të burgosur politik por po sakrifikojnë diçka për demokracinë.  Ka dy Shqipëri përballë njëra-tjetrës. Njëra është Shqipëria e frikës, hipokrizisë, mashtrimit, hilesë, dhunës dhe shpërfilljes së fatit të njerëzve të thjeshtë, të bashkëqytetarëve. Shqipëria që ka humbur gjithçka, çdo mundësi, që drejtohet nga ai që gjithë kohën duket sikur ka tërhequr vizën nga hundët.

Kjo Shqipëri drejtohet nga një grup njerëzish, që drejtojnë me metoda putiniste, Lindore sikur Shqipërinë e kanë çiflig që ja kanë lënë baballarët.

Përballë kësaj është Shqipëria e shumicës absolute të sh’punësuar, të varfëruar, të goditur në mënyrë të padrejtë, por në ndryshim me 4 muaj më parë është bërë Shqipëria e shpresës se gjërat do të ndryshojnë. Është Shqipëria e besimit se fatin tonë e kemi në duart tona, ku ka marrë fund koha që Zot në shtëpinë tonë do jetë zuzari, trafikanti, gaztori, narkodepedenti, me të gjitha këto në fytyrën e Kryeministrit”, tha Basha.

Por sipas kreut të PD, në fund të betejës që opozita ka nisur, një nga këto Shqipëri do të zhduket dhe ajo tha Basha do të jetë e Frikës, pra Shqipëria që drejtohet nga Edi Rama me “çifligarët” e tij.

“Një nga këto dy Shqipëri do ekzistojë dhe tjetra do të zhduket. Para disa muajsh Shqipëria e tyre kishte vënë bast se do shkatërronte Shqipërinë e frikës. Por nisja e rrugëtimit tonë së bashku solli shpresë. Që Shqipëria e Frikës të qëndrojë duhet të arrestojë gjithë popullin, ose të diktojë në 5700 kuti votimi, votim monist me një kandidat, ose kandidat të diktuar nga krimi.

Por s’do t’ia dalin, tani që shqiptarët janë ngritur dhe vetëdijësuar për betejën që do e çojmë së bashku deri në fund”, theksoi ai.


Comments are closed.