“Plas” mes shqiptarëve në Koridhalos/ Shoku i Alket Rizait sulmon kreun e Mafias së burgut: Është zero!

Të gjithë janë tronditur muajt e fundit nga vrasjet e shqiptarëve në burgun famëkeq të Koridhalos në Greqi.

Shumëkush, madje mediat më të mëdha greke flasin për “Mafien e Burgjeve”, që rezulton sipas tyre të jetë një grup shqiptarësh me në krye Klodian Lekocaj që janë kthyer në tmerrin e qelive, pasi kanë marrë famë me çështjen e avokatit Zarifopulos, të cilin e ekzekutuan së bashku.


Lidhur me këto ngjarje dhe vrasjen më makabre, atë të Arbër Bakos, videoja e së cilës qarkulloi gjerësisht në media, ka folur për TV Klan, Fabio Dushku, i burgosur përjetë në burgun e Koridhalos.

Në një lidhje telefonike, Dushku, i cili njihet edhe si miku i ngushtë i Alket Rizait ka thënë se Bako u vra nga të burgosur shqiptarë, më saktë nga grupi i shokëve të tij, të cilët po heqin qafe njëri-tjetrin pas përfshirjes në çështjen e vrasjes së avokatit të njohur grek.

Edhe pse nuk përmend emra, Dushku sulmon ashpër të ashtuquajturin kapoja i “Mafias së Burgut”, pra Klodian Lekocajn, duke thënë se është “Zero”, pra person pa vlerë në Koridhalos.

Përveçse thotë se Lekocaj është një i burgosur pa peshë, Fabio Dushku mohon edhe deklaratat e fundit të të ashtuquajturit kapoja i “Mafias së Burgut” se po keqtrajtohet në qeli, pasi i konsideron ofendime këto deklarata të tij dhe shprehet se shqiptarët në burgjet greke nuk nëpërkëmben dhe as keqtrajtohen.

PJESË NGA INTERVISTA:

Pyetje: Çfarë është kjo “Mafia e Burgjeve”?

Fabio Dushku: Janë lojëra politike këto në Greqi. Ligjin e bën shteti në burg nuk e bëjnë burgaxhinjtë. Siç tha dhe ministri i Drejtësisë i Greqisë, tha mbi ligjin nuk janë as gardianët as të burgosurit. Të drejtat tona nuk na i ka mohuar njeri, pavarësisht se dënohen 5 veta kot apo plot, me apo pa fakte, nuk kemi pse të ngrihemi si popull dhe të shajmë Greqinë. Shqiptarët nuk i poshtëron njeri nëpër burgje. Nuk kemi flamuj ne, as kemi ndarë tokat këtu në burg, as nuk kemi flamur.

Pyetje: Po kush e pretendon të kundërtën?

Fabio Bushku: Po i fundit që poshtëroi shqiptarët në burgun grek… Përderisa ke rënë në burg, ke rënë për diçka, do kesh dhe një hasëm, mund të të ndodhë ndonjë fatkeqësi. Nuk na i ka fajin as shteti shqiptar as shteti grek. Ka lidhje me ne të burgosurit kjo punë. Nuk duhet të gjykojmë njerëzit para kohe.

Pyetje: A është e vërtetë se Lekocaj është kreu i organizatës së ashtuquajtur “Mafia e burgjeve”, sikurse e etiketon shtypi grek?

Fabio Dushku: Shtypi mund ta etiketojë si të dojë. Për mua është një zero. Për mua dhe shumicën e 90% të burgjeve është një hiçgjë. Jo për ne, po ashtu është e vërteta!

Pyetje: Po ju e njihni?

Fabio Dushku: E njoh shumë mirë unë prandaj po të them!

Pyetje: Keni krijuar njohje në burg apo para burgut?

Fabio Dushku: Në burg, në burg… Edhe me ato që po bën po ofendon shqiptarët.

Fabio DushkuNuk e them emrin e tij se më vjen për të vjellë po të them emrin e atij.

Pyetje: Nga sa veta është i përbërë ky grup dhe a janë brenda burgut të Koridhalos?

 Fabio Dushku: Nuk janë brenda Koridhalos. Burgu i Koridhalos është burg që na shpien kur jemi për gjyq. Kur kemi gjyqet në Athinë, në transferojnë që na mbajnë derisa mbaron gjyqi. Po dikush ka shumë gjyqe, si puna ime, i ka qëlluar të rrijë një kohë të gjatë. 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.