“Mos e ndiz cigaren”, pasagjeri në avion “masakron” me grushte 3 pilotët dhe stjuardesën (FOTO)

Një pasagjer i “tërbuar” ka sulmuar dy pilotët në kabinën e një avioni “Boeing 737” dhe i ka thyer këmbën një mjeke-stjuardesë, pasi ata i kërkuan që të dilte jashtë pasi ndezi cigaren brenda para nisjes.

Në gjendje të dehur 36-vjeçari Maxim Pashnin, gjithashtu shtyu mjeken-stjuardesë në avion para se ai të niste të qëllonte kapitenin dhe bashkëpilotin e tij, akte për të cilat u arrestua nga policia.

Për fat të mirë, të gjitha skenat dramatike ndodhën para se avioni të nisej.



Incidenti shqetësues i “huliganizmit ajror” ndodhi në një fluturim të kompanisë ruse “Aeroflot”, në orën 10:30, me avionin që do të fluturonte nga Novosibirsk të Siberisë drejt Moskës me 158 pasagjerë në bord.

Pasagjeri i tërbuar është kapur në disa foto gjatë momentit që debatonte me pilotët dhe në momentin kur sulmon stjuardesën, të cilës i kërkon të mos jetë agresive.

Udhëtari dëgjohet duke kërcënuar: “Do t’ju u thyejë turinjtë”.

Policia konfirmoi: “Pashnin e shtyu stjuardesën brenda kabinës dhe pastaj goditi pilotin, kapitenin dhe bashkëpilotin.

“Këta tre anëtarë të ekuipazhit rezistuan dhe menaxhuan bllokimin e huliganit dhe e kaluan atë në duart e policisë. Aeroplani fluturoi pa të”, sqaron policia.







Comments are closed.