“Ma plasët zemrën”/ E mbijetuara e dhunës seksuale flet pas publikimit të fotos së rëndë

Vasfije Krasniqi Goodman ka reaguar pas debatit të publikimit të fotografisë së përdhunimit të gruas nga Kosova.

E mbijetuara e dhunës seksuale, kosovarja Vasfije Krasniqi-Goodman ka reaguar pas publikimit në foto të fotografive të tjera ku tregojnë që fotografitë e deputetes së PDK-së, Fjolla Brovina mund të jenë të fabrikuara.



“Mos e përdorni dhimbjen dhe vuajtjet tona për përfitimet e juaja. Ma plaset zemrën”, ka shkruar Krasniqi-Goodman.

“Pas krejt kësaj katrahure në lidhje me foton e publikuar sot, pavarësisht se ku ndodhë apo prej kujt ka ndodhur dhuna seksuale është e dënueshme, por si një e mbijetuar unë ne emër ‘të gjithave’ ju lutem qe te kini kujdes dhe mos të provokohen ndjenjat tona. Sepse më së paku ne na duhet të shohim gjera te tilla, sepse kjo është njëra nga padrejtësitë që na bëhet neve. Ne duam drejtësi, dhe jo të na përsëritet krimi në çfarëdo forme”, ka shkruar në Facebook Vasfija.

Kujtojmë që, Vasfija ishte personi i parë që ndau publikisht historinë dhe traumën e saj të dhunës seksuale që kishte përjetuar gjatë luftës në Kosovë.

Më pastaj u bë zë i fuqishëm i fushatës “Bëhu Zëri Im” – në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, dhe përpjekjet e palodhshme të saj në luftimin e stigmatizimit që rrethon këtë kategori shoqërore.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.