Kriza politike/ Meta bën deklaratën e fortë: Thirrni mendjes! Vendi nuk ka pse të shkojë në konfrontim

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë një thirrje të fortë mëngjesin e sotëm për zgjidhjen e krizës politike. Kreu i Shtetit theksoi se vendi nuk duhet të shkojë në konfrontim dhe për këtë palët duhet t’i thërrasin mendjes dhe të mos tregohen egoiste.

Meta tha se ata duhet të jenë të përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm për pasojat që i presin nëse ndodh që vendi të shkojë në konfrontim civil.



“Të gjithë t’i thërrasin mendjes dhe të mos jenë egoistë, Shqipëria nuk ka pse të shkojë në konfrontim”, u shpreh Presidenti i vendit.

I pyetur nëse ka thirrur një tryezë politike për të zgjidhur krizën në vend mes palëve politike, ai u përgjigj: “Askush nuk mund t’i transferojë përgjegjësitë tek të tjerët aq më tepër tek presidenti. Ata e dinë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe duhet të jenë të përgjegjshëm për pasojat që do të kenë nëse do të shkojë vendi në konfrontim”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.