KQZ i ndalon kandidimin në Himarë Fredi Belerit, i akuzuar për masakrën e Peshkëpisë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka refuzuar kandidimin e Alfred Belerit si kandidat i pavarur për zgjedhjet e 30 qershorit në Bashkinë e Himarës.

Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit për Kryetar në Bashkinë Himarë, z. Dhionisios Alfred Petro Beleri, i pavarur, në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publik”. KQZ vendosi të refuzojë kandidaturën e z. Dhionisios Alfred Petro Beleri, kandidat i pavarur për kryetar të Bashkisë Himarë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019“, thuhet në vendimin e KQZ-së.

Gjatë verifikimit KQZ ka konstatuar shkelje në formularin e dekriminalizimit, pasi Fredi Beleri është dënuar me 3 vjet burg në vitin 2016 për urrjetje nacionaliste, por nuk ka kryer burg.



Beleri njihet edhe si një nga anëtarët e komandos ekstremiste  të masakrës së Peshkëpisë e ndodhur në 10 prill 1994 në Gjirokastër.

KQZ e lejoi Fredi Belerin të kandidonte në zgjedhjet lokale të 2015 për bashkinë e Himarës nën siglën e PBDNJ dhe i mbështetur nga opozita e djathtë, por nuk arriti që të fitonte.

Por ndryshe nga viti 2015, KQZ kësaj radhe i ka mohuar kandidimin, ndërsa dosja e Peshkëpisë është rihapur.

 


Comments are closed.