Jonida Maliqi në finalen e Eurovizion, ja kur do të performojë

Mbrëmjen që lamë pas u zhvillua mbrëmja e dytë gjysmë-finale e Eurovision , i cili këtë vit po realizohet në Izrael.

Këngëtarja Jonida Maliqi, e cila përfaqëson vendin tonë është kualifikuar në mbrëmjen finale, e cila do të zhvillohet të shtunën.

Maliqi me këngën “Kthehu Tokës” do të performojë e dyta në natën finale. Perfomanca e saj e ditës së djeshme është vlerësuar shumë dhe komentet e bëra për të në rrjete sociale kanë qenë mjaft pozitive.



Faqja zyrtare e Eurovision në Facebook pas performancës së saj ka shkruar: “Vokal i mahnitshëm nga Jonida, jemi duke qarë.”

Përveç këngës dhe vokalit është vlerësuar gjithashtu edhe performanca dhe paraqitja e saj skenike.

Me një interpretim që mori vlerësime pozitive nga kritika, shoqëruar nga backvocal-et Artemisa Mithi, Tiri Gjoci dhe Uendi Mancaku , Maliqi ngjalli emocione tek të pranishmit, duke e bërë kështu Shqipërinë pjesë të garës së madhe të 18 majit, që po mbahet në Tel Aviv.

Ndryshe nga herët e tjera kënga “Ktheju tokës” me muzikë dhe tekst të Eriona Rushitit u interpretua në gjuhën shqipe. Ajo çfarë spikat në këtë këngë përtej muzikës, është dhe teksti universal, dedikuar lidhjes së përjetshme të njeriut me tokën. Skenografia e këngës ishte realizuar nga Ardi Asllani që ishte kujdesur të sillte diçka nga folklori, ndërsa orkestrimi nga Enis Mullai.

Tashmë pjesë e edicionit të 64-tër të Festivalit Europian të Këngës, janë këto vende: San Marino, Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qipro, Estonia, Republika Çeke, Australia, Slovenia, Maqedonia e Veriut, Holanda, Shqipëria, Suedia, Rusia, Ajzerbaxhani, Danimarka, Norvegjia, Zvicra dhe Malta.

Në finale, përveç 20 shteteve që kanë kaluar në fazën tjetër gjatë dy gjysmëfinaleve do të jenë edhe Izraeli, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja dhe Italia.


Comments are closed.