“Jam deputet nga vota inteligjente e shqiptarëve”, nuk ndalet Kujtim Gjuzi, kërkon dorëheqjen e…

Në një deklaratë për mediat, deputeti i opozitës së re Kujtim Gjuzi tha se zgjedhjet nuk do mbahen, pasi në disa bashki PS nuk ka kundërshtarë nga ana e opozitës dhe ftoi kryeministrin që të bëjë bashkë në tryezë kundërshtarët e tij politikë.

Gjuzi tha se Presidenti Ilir Meta duhet të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugë dikujt që nuk do përfshihet në procesin zgjedhor.

“Në botë ka shqiptarë që janë bërë kryeministra. Parlamenti shqiptar nuk do guxojë askush t’i mbyllë gojën atyre që kanë arritur aty falë votës inteligjence të shqiptarëve. Do jem i hapur transparent nga marrëdhëniet familjare te ato financiare. I them shkëlqesisë së tij Edi Rama se nuk mund të shkoni në zgjedhjet e 30 qershorit me këtë kod të manipulimit.

Për konservatorët që kanë mbërritur në Kuvend falë votës, jemi të gatshëm që të jemi atje. Por nuk ka shans të jemi në zgjedhje sepse zgjedhjet po manipulohen. Ne e kemi në zemër PD por jemi konservatorë. I them Ramës se je kryeministër dhe ke përgjegjësi.

Ai që ka portofolin financiar konsiderohet si ai që menaxhon një familje. Si mund të bëjë zgjedhjet ku nuk ka kandidat përballë në 25 bashki të vendit. Partia Konservatore  i bën thirrje presidentit të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugë atyre që nuk futen në zgjedhje. Jemi më europianë se europianët. Si mundet ne që të themi se do t’i bëjmë zgjedhjet tani.

Në KQZ po punohet dhe ka një volum që nuk e kontrollon dot. Partia konservatore ka paraqitur disa kandidatura që nuk regjistrohen të gjithë për shkak të kodit zgjedhor. Imagjino një njeri që mbron të drejtat. Si mundet të bëjmë ne zgjedhje në aksident. I kërkoj Edi Ramës të ftojë në tryezë bashkëbisedimi kundërshtarët e tij politikë”, deklaroi Gjuzi.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.