Hante paçe e pilaf falas/ Topi i përgjigjet Nishanit: Konfirmove që të kam njohur në karburant

Ish-presidenti Bamir Topi, ka replikuar sërish në distancë me pasardhësin e tij Bujar Nishani.

Nga studio e emisionit Repolitix, Topi tha se me reagimin e tij, Nishani konfirmoi atë që ka shkruar në libër.

 “Bujar Nishani zë vetëm një faqe e gjysmë, nga 400 faqe. Ka qenë një reagim shumë nervoz dhe e panevojshme dhe e ndjej një humbje kohe që të vazhdojë të komentojë se ç’ka thënë Nishani. Para se të kem karrierë politike, kam pasur karrierë akademike. Bën një reagim shumë të ashpër, por konfirmon që e kam njohur në karburant. Këto janë të vërtetat e mia. Kjo është e vërteta. Unë nuk jam marrë asnjëherë se çfarë thonë të tjerët. Kam vendosur vetëm kushtet si jemi njohur”, tha Topi.

Përplasja nisi pasi publikimit të shënimeve të librit të Topit, ku thonte se Nishanin e ka njohur si pompist.

Ish-presidenti Nishani reagoi shumë ashpër, duket thënë se Topo hante paçe dhe pilaf dhe nuk paguante paratë.

“Ky ishte Bamiri.  Kur e kam njohur, fillimisht më vinte keq dhe nuk e kuptoja se përse elita e partisë e përbuzte dhe nuk e afronte.  Rrinte gjithmonë i vetmuar tek një kioskë përballë selisë së PD.  Më merrte në telefon dhe fillimisht shkoja ti bëja shoqëri.

Kur pashë se rrinte aty veç të hante një pjatë me paçe e një tas me pilaf dhe largohej pa paguar, mu pështiros.  Pronarët e lokalit mund t’ia kishin ofruar “privilegjin” e paçes dhe pilafit falas por unë nuk e “gëlltisja” dot atë sjellje.  Ndaj nuk ja vlente që unë ti kundërvihesha një njeriu që kishte veç tre karakteristika ; gënjeshtar, burracak dhe qelepirxhi.  Këto janë në fakt karakteristikat e një individi me kompleksin e fortë të inferioritetit të cilit sot nuk i afrohen as vëllezërit e tij”, theksoi Nishani.

 









Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.