Habit Salianji: Rama s’bie me molotov! Ironizon Curri: Po i mbijetoi dhe BILD-it, shkrijeni vetë PD!

“Jo. Molotovi nuk e rrëzon”. Kjo ishte përgjigja e ish-deputetit Ervin Salianji në studion e “Zonë e Lirë” teksa u pyet për shkakun pse do largohet kreu i qeverisë nga Arjan Çani.

Sipas, Salianjit “po të rrëzohej me molotov, do kishim bërë shumë përpara”.

“Molotovi është një formë e paorganizuar, e qytetarëve që u janë prishur shtëpitë, dhunuar etj… Kauza, e rrëzon qeverinë. Kauza jonë është të “Votojmë të lirë e ndershmërisht”. Shqiptarët kanë një lloj neverie nga politika. Politika mund të përmirësohet. Neveria vjen nga pamundësia për të ndryshuar njerëzit. Rama 25 vite në pushtet. Edhe te ne. Edhe te PD e LSI, ka një masë njerëzish që nuk u shërbejnë më njerëzve. Ne po u themi njerëzve ajde t’i ndërrojmë me votë këta”, tha Salianji, teksa shpjegoi se ndryshimi i sistemit është mënyra më e mirë për të mposhtur Ramën.

Por analisti Arian Curri me ironi ju drejtua ish-deputetit: “Po të prisni që ia merr Zoti jetën, harrojeni, opozita e rrëzon qeverinë”

“Po i mbijetoi edhe kësaj të Bild-it, më mirë shkrijeni vetë PD-në dhe mos dilni më në televizor. Vetëm e rrëzoni kur të nxirrni një masë kritike në shesh. Po e hëngrët edhe kësaj radhës sapunin për djathë, e hëngrët. Po u ulët në tavolinë me Ramën, e hëngrët. Vetëm ju mund ta rrëzoni, ose i madhi Zot”, tha Curri.









Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.