Fillerina! Trajtimi i parë dermokozmetik për përdorim në shtëpi

FILLER DERMO-KOZMETIK

Fillerina, e cila është zhvilluar nga Labo që nga viti 2007 (viti kur është regjistruar si markë tregtare), është gjenerata e parë e trajtimeve filler dhe mbushëse ristrukturuese: ajo vepron në mënyrë të tillë që të jetë e disponueshme si një trajtim kozmetik filler (mbushës) për përdorim në shtëpi. Produkti merr vëtë emrin e tij nga mekanizmi filler (mbushës) i zonave të plakura të fytyrës (rrudhave) në sajë të veprimit të përbërësit kryesor aktiv: acide speciale hialuronike të llojeve të ndryshme për nivele të ndryshme të mbushjes së linjave të shprehjes (mimikës), rrudhave të moshës, microrelief dhe në zonat e fytyrës që mund të preken nga humbje elasticiteti – varje e lëkurës (mollëzat, rreth pjesës ovale të fytyrës, sipërfaqja e buzëve). Në mënyrë të ngjashme si trajtimet filler me acide hialuronike që përdoren në mjekësinë kozmetike, qëllimi i Fillerina është të lejojë sasi të mëdha të Acidit Hialuronik të depërtojnë thellë në indet lëkurore (testet ex-vivo). Acidi hialuronik, lidhet me ujin, dhe mbush në mënyrë të dukshme, dhe në thellësi zonat më të plakura (respektivisht, pjesët e varura të lëkurës, rrudhat dhe microrelief) dhe rrit volumin e mollëzave dhe buzëve.



PËRBËRËSIT AKTIV

Me plakjen e lëkurës, sasia e Acidit Hialuronik gradualisht pëson rënie, duke shkaktuar imperfeksione të tilla si rrudhat e moshës, linjat e shprehjes (mimikës) dhe një humbje të volumit (rënie dhe plakie të lëkurës), veçanërisht sa i përket mollëzave, faqeve dhe buzëve.

Fillerina karakterizohet – për herë të parë – nga një përzierje prej gjashtë llojeve të ndryshme të molekulave të Acidit Hialuronik me peshë molekulare të madhësive të ndryshme dhe depërton në thellësi nga transportues të veçantë që janë veçanërisht efektiv në penetrimin e shtresave të lëkurës (testet ex-vivo) duke lejuar mbushjen e indeve dhe realizuar rritjen e volumit të tyre.

Efekti i Acidit Hialuronik plotësohet nga përbërës të tjerë aktivë: Matriful, një peptid i transportuar nga ciklodekstrina, nxit tropizmin e indit të lëkurës dhe përpunimin natyral të substancave mbushëse, për një mbushje graduale dhe progresive.

Një Hexapeptid rregullon lëvizjen e ujit përmes lëkurës, duke ndihmuar në mbajtjen e një lëkure të hidratuar.

Kutia Fillerina përmban:

14 doza (2 ml secili) Xhel Filler

14 doza (2 ml secili) Film Ushqyes

2 Aplikator preciz

Trajtim dermo-kozmetik filler (mbushës) për përdorim në shtëpi

Për rrudhat e moshës dhe linjat e shprehjes

Për rritje të volumit të mollëzave dhe buzëve

DOZIMI

Fillerina trajtimi filler dermo-kozmetik për përdorim në shtëpi vjen në tri përqendrime të ndryshme, me qëllim që të sigurohet trajtimi i efektshëm dhe më i përshtatshëm për kushtet e lëkurës dhe indet lëkurore të fytyrës dhe qafës. Zgjidhni gradën më të përshtatshme për zonën më shqetësuese. Grada 1: rrudha të moderuara të moshës dhe linjat e shprehjes (mimikës), microrelief-e te dukshme dhe tipare faciale me shenja të varjes, sidomos te mollëzat dhe buzët.

Grada 2: rrudha të dukshme të moshës dhe linjat e shprehjes (mimikës), shenja, microrelief-e të parregullta zona me varje të dukshme lëkure, sidomos te mollëzat dhe buzët.

Grada 3: rrudha të thella të moshës dhe linjat e shprehjes (mimikës), microrelief-e dhe varje e theksuar e tipareve të fytyrës, sidomos te mollëzat dhe buzët.

TRAJTIMET

Fillerina trajtimi filler dermo-kozmetik për përdorim në shtëpi përbëhen ngaFillerina Xhel (Fillerina 1), me një përmbajtje të lartë dhe të absorbueshme menjëherë të acideve hialuronike dhe Filmit ushqyes (Fillerina 2) që do të përdoret pas xhelit.

Aplikator i shkallëzuar kozmetik preciz me majë të prerë. PATENTË ZVICERANE N. CH 695 412 A5. VETËM PËR PËRDORIM TË JASHTËM. MOS E INJEKTONI.

UDHËZIME PËR HAPJEN DHE PËRDORIMI

Trajtimi filler FILLERINA duhet të përdoret një herë në ditë për 14 ditë, në mëngjes ose në mbrëmje, në varësi të nevojave dhe rutinës individuale, duke aplikuar 2 ml xhel filler (Fillerina 1) në rrudha, microrelief-e të dukshme dhe në zonat që kërkojnë një tërheqje lëkure dhe volum (mollëzat, buzët). Tërhiqni lartë fletën e mbështjellë izoluese që gjendet në shishe. Shypni poshtë tapën vulosëse. Hiqni kapakun e gomës dhe hidheni. Aplikimi duhet të bëhet duke vendosurr një Shpërndarës të vecantë/ Aplikator në shishe.

Para përdorimit, kontrolloni që maja e aplikatorit të jetë e shtrënguar fort. Ju lutemi, kujdesuni të aplikoni produktin ngadalë. Aplikatori duhet të zbrazet nga ajri. Prandaj, kur e merrni aplikuesin nga kutia, shtyni atë deri në fund, pastaj futeni në shishe dhe nxirreni produktin ngadalë. Ky aplikues lejon të nxirrni dy sasi të veçanta të produktit prej 1 ml (duke shtuar deri në një total prej 2 ml për aplikim) dhe aplikojeni atë me saktësi në zonat e dëshiruara.

Pas hapjes ne sugjerojmë të mbyllni shishen duke përdorur kapakun plastik që gjendet brenda kutisë. Mos e vendosni shishen në kuti pasi mund të derdhet. Xheli Filler duhet të lihet të veprojë për 10 minuta në mënyrë që të lejojë përbërësit aktiv të “mbushin” zonat e aplikimit. Pas aplikimit të xhelit filler, këshillohet që të minimizohen lëvizjet e fytyrës ose të shtriheni për të mundësuar që filleri të mbetet në zonat e synuara.

Duke përdorur pëllëmbën e dorës ose gishtat, cekni lehtë në produktin e mbetur për të përfunduar aplikimin. Mos bëni masazhe rrethore ose lëvizje për të ndihmuar përthithjen e produktit. Formimi i mundshëm i mbetjeve sipërfaqësore të ngjashme me copëza të vogla (lehtësisht të lëvizshme me gishta) tregon një tejkalim të produktit në lidhje me nevojën subjektive të indit të lëkurës së trajtuar. Në këtë rast këshillohet reduktimi i sasisë së produktit, megjithatë jo më pak se 1,5 ml (aplikator 1 ½). Çdo ndjesi e tensionit në lëkurë është për shkak të veprimit të produktit. Pastaj aplikoni Filmin Ushqyes (Fillerina 2) i cili garanton një sasi të mjaftueshme së hidratimit dhe substancave ushqyese, dhe lejon që aplikimi i fillerit të kryhet me rehati maksimale për lëkurën e fytyrës dhe qafës. Përgatitni 1 – 2 ml Film, sipas nevojës, dhe aplikoni në të gjithë fytyrën dhe qafën. Ju lutem vini re se filmi është më i trashë se xheli dhe do të kërkojë më shumë durim në përdorim

Për të lehtësuar veprimin e produktit, është e këshillueshme që të pini dy gota ujë para aplikimit të Fillerina Gel.

Pas aplikimit, shpëlani aplikatorin me ujë të vakët për të shmangur çdo mbetje të produktit. Filmi ushqyes mund të mos jetë i përshtatshëm për ata që kanë tipe të yndyrshme të lëkurës. Përdorni vetëm nëse keni nevojë për ushqim shtesë dhe ndërprisni përdorimin nëse ju shfaqen pucrra.

FILLERINA TRAJTIMET DITORE

Trajtimet Ditore Fillerina, përmbajnë një përqendrim më të ulët të acideve hialuronike, janë gjithashtu në dispozicion në tre doza, që korrespondojnë me lloje të ndryshme të problemeve. Kjo vlen edhe për kremin e ditës dhe kremin e natës, si dhe për kremin e syve dhe të buzëve.

Fillerina Krem Dite tubet 50 ml: përdoret i vetëm ose së bashku me produkte të tjera Fillerina. Fillerina Krem Nate tubet 50 ml: përdoret i vetëm ose së bashku me produkte të tjera Fillerina. Fillerina Krem Konturues për Sy dhe Buzë tubet 15 ml: përdoret i vetëm ose së bashku me produkte të tjera Fillerina.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.