Arben Malaj kërkon ndërhyrjen e Kadaresë: Mund të japë një mesazh pa u bërë palë

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj kërkon angazhimin e personaliteteve publike dhe shoqërisë civile për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.

Gjatë një interviste në Oraneës, Arben Malaj, iu referua shkrimtarit Ismail Kadare si një personalitet që mund të kontribuojë në zgjidhjen e ngërçit.

Jemi në pikën që nuk duhet të jemi, është shumë pasive dhe shoqëria civile. Më habit që janë shumë pasiv disa personalitete publike që mund të ndikojnë në momentet e vështira që kalon një vend. Personalitet në fushën e kulturës është Kadareja, pa u bërë palë ai mund të japë një mesazh. Ish-presidentët e vendit janë një institucion që duhet të amortizojnë momentet kur politika e ditës bëhet agresive. Besoj që kanë shumë në dorë. Është e pajustifikueshme, pavarësisht nga argumentat që jep secila palë, që politika shqiptare të mbërrijë në një pikë ku njerëzit janë të pasigurt për të ardhmen e tyre, zhgënjimi e ka vrarë shpresën, dëshira për tu larguar e ka cënuar gjithnjë e më shumë vendin tonë, po ikin njerëz që kanë halle ditore por po ikin dhe njerëz të mençur, klasa e mesme, ka më pak ardhje dhe kthim pas në vend, ka më shumë dëshirë për të qëndruar jashtë, ka më shumë biznese vendase dhe të huaja që po stepin”, ka deklaruar Arben Malaj.

 









Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.