Zhgënjimi i aleatit të Bashës: Ministrat teknikë të PD-së ishin të vdekur!

Dashamir Shehi, një prej aleatëve të kryedemokratit Basha, deklaroi se ministrat teknikë të PD-së ishin një budallallëk i madh.

Sipas kreut të LZHK-së, ata ishin thjeshtë ministra dhe drejtorë të vdekur politikisht.

“Po çfarë qeverie ka pasur me Ramën. Me thënë të drejtën ky ishte një budallallëk i PD-së. U kam thënë edhe aty brenda, ishte budallallëk. Ça ideje ka për të mbajtur disa drejtorë të vdekur, ca ministra të vdekur, që formalisht rrinin në qeveri. Këto e ngarkonin opozitën me një peshë të panevojshme”, tha ai në “Ora News”.









Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.