“Spiropali në dosjen e Xibrakës”, ministrja i përgjigjet Bashës: Kam aq lidhje me krimin…

Një ditë më parë, kreu demokrat Lulzim Basha akuzoi ministren Elisa Spiropali për përfshirjen në dosjen e drogës së Xibrakës.

Por, Spiropali nuk i ka kursyer akuzat në drejtim të kreut demokrat. Sipas saj, Basha nuk është gjë tjetër veçse një ‘kloun që gajas dynjanë’.



“Dje Basha më përmendi emrin mua, Gjylametin dhe pastaj shtoi retorikë po të pa mend edhe gratë e tjera se nuk di edhe të flasë, na vendosi edhe dosje në krah.

Ky është kloun që gajas dynjanë. Tani do të merret edhe me gratë të gjitha me radhë. I them se ne kemi po aq lidhje me krimin sa ka ai me të qenit lider” tha ajo në Kuvend.

Zonja Spiropali iu përgjigj dhe akuzave të Rudina Hajdarit, se mes Ramës dhe Bashës ka një marrëveshje në kurriz të shqiptarëve.

“Të jeni të sigurt ju dhe aleatët tuaj që nuk kemi ndërmend që të bëjmë asnjë marrëveshje me Bashën, Kryemadhin dhe bishta të tjerë që i kanë dalë përpara Shqipërisë dhe duan ta rrëzojnë”, deklaroi ajo.


Comments are closed.