Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Shqipëria në zi, nisin homazhet për major Tanushin

Prej orës 10:00 në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar kanë nisur homazhet për ndër të majorit Klodian Tanushi i rënë në krye të detyrës gjatë një misioni në Letoni.

Në nder të major Tanushit, komandant i kontingjentit shqiptar në Letoni, ditën e sotme  në të gjitha institucionet publike e private, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë.

Të parët që u përkulën mbi arkivolin e mbuluar me flamurin kuqezi ishin familjarët, ndërsa moment prekës ishte parakalimi para fotos së Tanushit i bashkëshortes me të bijën 1 vjeç e gjysmë.

Komisioni Qendror i Statutit “Dëshmor i Atdheut”, nën drejtimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, e shpalli dje major Klodian Tanushin, i rënë në krye të detyrës, “Dëshmor i Atdheut”.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore