PS nuk tërhiqet, Balla: Zgjedhjet në 30 qershor, nuk e luan as topi!

Kreu i deputetëve të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se zgjedhjet lokale do të mbahen në 30 qershor.

“Është e panegociueshme, zgjedhjet do mbahen në datën e përcaktuar nga Kushtetuta dhe Partia Socialiste do të respektojë Kushtetutën, këtë nuk e luan as topi!. Bashës s’do i japim mundësinë të marrë vendin peng”.



Balla u shpreh se dhuna e ushtruar në protestën e opozitës ndaj forcave të rendit është urdhëruar direkt nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

“E gjithë ajo situatë është menaxhuar dhe urdhëruar nga Sali berisha dhe loloja e tij Lulzim Basha, është e pajusfikueshme që dhuna ndaj policisë urdhërohet nga Berisha dhe Basha. Përdorimi i bombave molotov ndaj punonjësve të policisë është akt terrorist”.

Deputeti socialist, përmendi edhe një herë kodin penal për të gjitha ata që sipas tij guxojnë të bllokojnë procesin zgjedhor në 30 qershor.

“Kush guxon të kërcënojë një zgjedhës të vetëm, dënohet me 5 vjet burg, kush guxon të dhunojë një qendër votimi sipas nenit 329 për kanosjen e zgjedhjeve dhe të kandidatëve, ta mësojë se këto janë vepra penale të parashikuara në ligj”.


Comments are closed.