Petrit Vasili alibi me vizë të skaduar amerikane, nuk e justifikon dot refuzimin

 

Pas publikimit në VOA se nënkryetarit të LSI, Petrit Vasilit i është refuzuar viza, i menjëhershëm ishte reagimi i këtij të fundit.





I kontaktuar nga disa media, Vasili bëri publike pasaportën e tij, me një vizë të skaduar amerikane që në datën 13 shtaor 2018. Por ky pretendim i zotit Vasili nuk përputhet me atë të Zërit të Amerikës.

Sepse viza e skaduar e Vasilit nuk justifikon dot refuzimin e vizës së re nga Ambasada Amerikane.

Vasili kërkoi të krijojë një alibi, duke thënë që më herët ka vizituar SHBA-në. Por, mesa duket një vendim i fundit për refuzimin e vizës për të, do të thotë se amerikanët e kanë futur në rrethin e politikanëve të ndëshkuar.

Reagimi i Vasilit duket se nuk ka bindur as mediat pranë opozitës, pasi e fshinë lajmin.

Informacioni për shpalljen “non grata” të një prej figurave kryesore të opozitës në Shqipëri, vjen në një kohë kur ambasadat kanë dënuar në bllok vendimin e opozitës për djegien e mandateve dhe degjenerimin në dhunë të protestave të drejtuara nga Basha dhe Kryemadhi.

Petrit Vasili është një prej zërave më të ashpër të opozitës ndaj ndërkombëtarëve, i cili ka sulmuar disa herë ambasadorë dhe eurodeputetë në deklarata zyrtare nga zyra e LSI.

Gazeta SHQIP





Comments are closed.