Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

PD-LSI “futen” në zgjedhje, ja lëvizja e fundit e Bashës dhe Kryemadhit

PD dhe LSI ka dhënë sinjale se do të futen në zgjedhje, pasi dy partitë opozitare kanë vendosur të çojnë anëtarët e tyre në komisionet e administrimit të zgjedhjeve.

Edhe pse në arsyetimin e sekretarit të PD, Gazmend Bardhit, thuhet se ky është një vendim për të mbrojtur "manipulimet e procesit zgjedhor", në fakt ky është sinjali i parë që opozita po përgatit terrenin për t'u futur në zgjedhje.

“Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë informacion zyrtar se në KZAZ janë duke u kryer manipulime të rënda të procesit zgjedhor, që nis me regjistrim të paligjshëm të kandidatëve për kryetar bashkie. Për këtë arsye, për të dokumentuar dhe çmontuar këtë paligjshmëri, PD dhe LSI, mund të shfrytëzojnë ligjin, për të dërguar anëtarët që i takojnë në KZAZ për të provuar ligjërisht që Edi Rama nuk garanton zgjedhje legjitime, edhe kur nuk ka kundërshtarë përballë. Në ditët në vijim do të faktojmë të gjitha paligjshëmritë e kryera nga përfaqësuesit e Edi Ramës gjatë procesit”, thuhet në reagimin e Gazmend Bardhit.

Pak ditë më parë, Lulzim Basha uli tonet ndaj qeverisë dhe foli për "ndërmjetësim ndërkombëtar për krizën", pasi kritikave me "artileri të rëndë" që mori në bllok nga ambasadat për dhunën në protestën e 11 majit./ SHQIP

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore