(PAMJE TRONDITËSE) Serbët përdhunojnë gruan kosovare në sy të familjarëve!

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina do të dëshmojë për krimet serbe në Kosovë. Flora Brovina, posedon një dëshmi dhe do të paraqesë një foto ku shihet një grua duke u përdhunuar nga serbët

Në po këtë foto, prapa gruas ku po përdhunohet janë familjarët e saj. Ata janë të lidhur dhe prapa tyre ndodhet një ushtar që i ka drejtuar atyre tytën e automatikut.



Brovina ka thënë se kjo grua është ende gjallë dhe është e gatshme të dëshmojë për këtë rast dhe i njeh ata që e kanë dhunuar,

“Kemi fakte për gjenocidin. Helmimi ka qenë akt gjenocidial gjithashtu edhe largimi nga vendet e punës. Dhuna seksuale në shkollën e Qerezit ku gratë janë dhunuar dhe vrarë në puse”, tha Brovina, duke shtuar se është gjetur një kasetë me dhunime e me rroba të gjakosura, citon koha.net.

Brovina ka thënë se askush deri më tani nga Prokuroria Speciale nuk i ka intervistuar këto viktima të dhunës seksuale.

“As mua nuk me kanë marrë. Patëm në fund forcën politike që të ngrisim akuzën për gjenocid, dhe ngritjen e një tribunali që nuk vjetërohet dhe ta dëshmojmë që këtu ka ndodh krimi i paparë”, u shpreh ajo.

Kuvendi i Kosovës sot ka nisur seancë plenare ku do të votohet rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë.


Comments are closed.