“Mos na lexojnë mesazhet se s’dihet ça bëhet”/ Deputeti demokrat zbulon bisedat Rama-Basha: Po tallen me shqiptarët!

Deputeti demokrat Myslim Murriz deklaroi në emisionin “Arena” në RTV Ora se Lulzim Basha dhe Edi Rama vazhdojnë dhe flasin ende.

Sipas tij, ata komunikojnë me mesazhe dhe se po tallen me shqiptarët.

Pjesë nga biseda në studio:

Duka: Në një status në Twitter pasi kishte bërë një koment për dhunën në fund fare e kishte shkruar kur do flasim. Ca është kjo kur do flasim.

Murrizi: Ata kanë fol dhe flasin, se komunikojnë me mesazhe me njeri-tjetrin ata.

Duka: Jo, jo nuk komunikojnë. Këtu i bën hyzmetin Ramës.

Murrizi: Jo nuk i bëj hyzmetin Ramës unë, as Bashës që bëjnë qepalla dhe tallen me shqiptarët.

Duka: Ka shumë kohë që ata të dy nuk komunikojnë me njeri-tjetrin.

Murrizi: Po ai mes meje dhe zotit Shehu, në mes të Parlamentit i ka thënë që mos na lexojnë tabulatet sepse po të na lexojnë ca themi ne të dy nuk dihet ca bëhet.









Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.