Mjafton drejtimi i BE! Hahn kundër përfshirjes së SHBA në dialogun Kosovë-Serbi?

Komisioneri për Zgjerim, Johhanes Hahn gjatë një intervistë për Deutsche Ëelle ka deklaruar se perspektiva evropiane është ajo që do të detyrojë Serbinë dhe Kosovën të rifillojnë bisedimet për të shkuar drejt një marrëveshje.

Çelja  e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të ishte një joshje e mirë për dy vendet për t’u ulur në tryezën e negociatave ka thënë ai për DË.





I pyetur për rolin e SHBA në dialogun Kosovë-Serbi dhe për deklaratat e presidentit Thaçi “se pa SHBA nuk ka marrëveshje”, Hahn thotë se mjafton Mogherini për momentin.

“Ekziston një dakordim i qartë ndërkombëtar se si duhen bërë këto negociata. Natyrisht është mirë nëse kemi mbështetje edhe nga aktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë dhe kur bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar. SHBA-ja është e rëndësishme si mbështetëse, por struktura aktuale e negociatave, nën drejtimin e Përfaqësueses së Lartë, aktualisht Federica Mogherinit, është e mjaftueshme”, ka deklaruar ai për DW/SHQIP

 





Comments are closed.