Ministrja bën njoftimin e rëndësishëm: Mbyllim dy burgje, shkak…

Siguria e burgjeve, ishte arsyeja që ministrja e  Drejtësisë Etilda Gjonaj ishte thirrur këtë të enjte në një interpelancë nga deputeti i Lefter Maliqi. Ky i fundit pyeti ministres nga foltorja e Kuvendit lidhur me mënyrën e rekrutimit të stafit drejtues në burgje, por edhe me kushtet në të cilat janë.

Ministrja tha se gjendja në disa burgje në vend është jashtë standardeve prandaj raportet kanë propozuar mbylljen e institucioneve të Krujës dhe Sarandës.

“Punonjësit e burgjeve duhet të kenë një trajtim më të mirë financiar, por u rrit me 7%. Një numër i stafit ishte punësuar jashtë kritereve, 130 persona kishin rekorde penale dhe u shkarkuan nga detyra. Gjendja ka lënë për të dëshiruar. Raportet kanë propozuar mbylljen e institucioneve të Krujës dhe Sarandës.

Gjendja ka lënë për të dëshiruar. Raportet kanë propozuar mbylljen e institucioneve të Krujës dhe Sarandës. Kam vendosur konservimin e dy institucioneve të Krujës dhe Sarandës që të shkojë drejt mbylljes, pasi janë të amortizuara.

Numri i celularëve të bllokuar ka qenë i konsiderueshëm dhe për herë të parë instaluam bllokimin e valëve telefonike do të shtrihet në të gjitha burgjet. Zbatimi i regjimit ’41-bis’ është një tjetër reformë e marrë, që do të zbatohet shumë shpejt në dosjet e para”, deklaroi Gjonaj.









Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.