“I dha 150 mijë euro deputetes për t’a zgjedhur Rama, tenton vetëvrasjen kandidati-provë i Bashkisë Kuçovë”

Sybi Shehu dhe Ermonela Felaj

“Ëndrra” e Sybi Shehut, për t’u bërë kryebashkiak i qytetit të Kuçovës në siglën e Partisë Socialiste ka mbetur në sirtar të paktën edhe për katër vite.

Në fakt ishte e çuditshme sesi emri i tij mungoi në listën zyrtare që PS dorëzoi në KQZ për 61 kandidatët në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, teksa ishte kuotuar si kandidati i mundshëm edhe  nga mediat.

Emri i tij madje ishte pjesë e një liste paraprake që qarkulloi në media për pak orë, derisa verdikti final i Asamblesë së PS rezultoi se kishte përcaktuar Kreshnik Hajdarin si kandidat për bashkinë, që tradicionalisht ka votuar majtas.

Lidhur me çështjen në fjalë, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, i cili thotë se Sybi Shehu ka tentuar vetëvrasjen pas publikimit të listës.

Sipas denoncimit të Berishës, ai kishte paguar shumë prej 150 mijë euro te deputetja e zonës, Ermonela Felaj por ajo e ka zhgënjyer duke mos e përzgjedhur si kandidat.

DENONCIMI I BERISHËS:

Drejte vetevrasjes kandidati tre oresh i PS per bashkine e Kuçoves!

Kishte paguar 150 mije euro ndrikull Felajt!

Denoncon qytetari dixhital. Lexoni mesazhin e tij. sb

Pershendje Doktor. Dua tju informoj per nje ngjarje qe ka ndodhur ne kucove dy kandidat per kryetar bashkie te ketij rrethi, kan paguar tek Ermonela felaj nga 150 mij euro per ti perzgjedhur emrin tek Kryeministri. Sybiu shehu, para dy ditesh tentoj vetvrasjen ne liqeni gorajt rethi kucove, nga zhgenjimi qe mori nga Ermonela felaj ku humbi dhe 150 mij euro sepse emrin ja vuri vetem per dy ore sa u tha ne media dhe pasaj ndryshoji me perzedhjen e kanditatit tjeter ushtarit me te besuar Kreshnik hajdari ku dhe ai ka paguar 150 mij euro. Informacion i sigurt nga burime te sigurta brenda njerzve te afert. Te lutem publikoje. Gjith te mirat.









Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.