Grusht shteti dhe bomba molotov/ Çfarë do ndodhë në protestën e 25 majit, Basha: Gjendje e rëndë! 

Pas mbledhje së kryesisë një ditë më parë, Partia Demokratike ka vendosur që protesta e radhës kundër qeverisë “Rama” të zhvillohet më 25 maj në orën 19.00.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh për mediat pas mbledhjes, se protestat do të vijojnë deri sa të sigurohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pasi sipas tij, blerja e votës është porosi e Edi Ramës.



Kryedemokrati tha se në  përgjimet e bëra në Dibër për blerjen e votava është i përfshirë Rama, ndërsa theksoi se vendi është në kushtet e grushtit të shtetit.

Kreu i PD tha gjithashtu se gjysma e kandidatëve të PS për zgjedhjet e 30 qershorit janë kriminel.

“Gjatë ditës së sotme, PD ka shqyrtuar gjendjen e rëndë të grushtit të shtetit ku ndodhet vendi pas asgjësimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, pas kapjes së Prokurorit të Përgjithshëm, sot Shqipëria ka kuptuar se fshihet makthi i Edi Ramës, i cili ka frikë nga zbardhja e dosjeve ku janë përfshirë kryeministri dhe banditët e Rilindjes për të vjedhur zgjedhjet në Dibër dhe në mbarë Shqipërinë”, deklaroi Basha.

I pyetur nëse do të përdoren bomba molotov në protestën e 25 majit, Basha tha se ai është kundër dhunës, por jo gjithmonë do të jetë udhërrëfyes i njerëzve të cilët janë sulmuar me gazlotësjellës.

“Ne nuk kemi bërë dhunë dhe distancohemi. Detyra jonë është të parashtrojmë zgjidhjen politike”, shtoi Basha


Comments are closed.