Ditë zie për Shqipërinë, i jepet lamtumira major Tanushit

Trupi i pajetë i komandantit të kontingjentit shqiptar në Letoni, major Klodian Tanushi, mbërriti dje në Tiranë me nderimet më të larta ushtarake. Homazhet për do të zhvillohen sot në Muzeun Historik Kombëtar nga ora 10:00 – 12:00.

Pas kryerjes së homazheve dhe ceremonisë shtetërore, major Tanushit do t’i jepet lamtumira e fundit në “Varrezat e Dëshmorëve” në Tiranë, ku do të prehet përjetësisht.



Këshilli i Ministrave nderoi majorin Klodian Tanushin duke e shpallur të ditën e enjte, datë 16 maj 2019, ditë zie kombëtare. Në nder të major Tanushit, komandant i kontingjentit shqiptar në Letoni, ditën e enjte, në të gjitha institucionet publike e private, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë.

Gjithashtu, Komisioni Qendror i Statutit “Dëshmor i Atdheut”, nën drejtimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka e shpalli major Klodian Tanushin, i rënë në krye të detyrës, “Dëshmor i Atdheut”.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.