Çfarë po diskutohet? Rudina Hajdari në Francë me deputeten socialiste

Deputetja e opozitës së re, njëherazi edhe kryetare e Komisionit për Integrimin Europian, Rudina Hajdari së bashku me deputeten socialiste Mirela Kumbaro ndodhet në një vizitë zyrtare në Francë. Mësohet se në fokus të kësaj vizite është integrimi i Shqipërisë, ku dy deputetet po lobojnë që të marrin mbështetjen e Francës për çeljen e negociatave.

Dy deputetet zhvilluan takime me grupin parlamentar të miqësisë Francë-Shqipëri, dhe kryetaren Hugette Tiegnat me Kryetaren e Komisionit për Europën të Asamblesë Nacionale, Sabine Thillaye,  me Kryetarin e Komisionit për Europën në Senatin francez, Jean Bizet,  por edhe me Drejtorin për Europen dhe per Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Francës, Christophe Parisot dhe Thomas Bertin.



Qershor është një muaj vendimtar për dhënien e vendimit, për këtë arsye të gjitha komisionet parlamentare, ministra, por edhe deputetët socialistë kanë nisur një proces lobimi për një vendimmarrje të qartë të Komisionit Europian për nisjen e negociatave.





Comments are closed.