Buzë, mollëza me volum dhe asnjë rrudhë, ja zgjidhja (FOTO & VIDEO)

E kishit menduar ndonjëherë të kishit buzë dhe mollëza me volum si edhe të mos kishit asnjë rrudhë në fytyrën tuaj? Po që këtë gjë të mund ta realizonit fare thjeshtë në shtëpinë tuaj pa pasur nevojë t`u drejtoheni klinikave apo ndërhyrjeve kirurgjikale? Kjo mrekulli, tashmë është e mundur dhe nuk ju duhet as klinikë, as doktor aq më tepër të duroni gjilpërat e frikshme.

View this post on Instagram

Fillerina! Jo gjilpere, thjesht aplikator!

A post shared by Rejsifarma (@rejsifarma) on





 

Trajtimin filler mund ta realizoni në shtëpinë tuaj.

Fillerina, një inovacion në fushën e lifting-ut eshte alternativa e vetme e një trajtimi kozmetik filler për përdorim në shtëpi, ekskluzivitet për Shqipërinë i Rejsifarma. Fillerina nuk është një produkt i thjeshtë anti-rrudhë ose anti-plakje, ajo është alternativa kozmetike unike e mikro-injeksioneve me acide hialuronike dhe përmban 6 lloje molekulash acidi hialuronik me pesha të ndryshme molekulare. Fillerina siguron efekte të ngjashme me ato që mund të merrni nga mikro-injeksionet, por pa gjilpërë, pa dhimbje dhe pa efekte anësore. Ajo është në dispozicion në 3 grada për t`iu përgjigjur kushteve specifike të lëkurës.

Paketa Filler shoqërohet edhe me disa kremëra luksozë; krem dite, nate dhe volumizues për buzë dhe sy. Është e rëndësishme që për rezultate më të mira dhe afatgjata Fillerina të përdoret e gjitha në set. Trajtimi me paketën filler është një trajtim intensiv dy javor i projektuar për t`i dhënë lëkurës sasinë optimale të acidit hialuronik dhe peptideve.

Por, çfarë ndodh pasi përfundon periudha dy javore?

Mos u shqetësoni, sapo të kalojnë dy javë efekti filler në lëkurën tuaj do të vazhdojë të jetë po njësoj, por gjithmonë duke u treguar të kujdesshëm që të pini shumë ujë, si dhe të aplikoni kombinimin e kremrave hidratues në lëkurë çdo ditë. Në rast se kremrat i përdorni si set, efektiviteti do të jetë me i lartë, pasi në lëkurë hyn më shumë acid hialuronik dhe rezultatet do të jenë edhe më të dukshme. Për këtë arsye sugjerohet që të përdoren edhe kremrat e linjës Fillerina, të cilët shërbejnë për të zgjatur dhe rritur efektin e paketës filler. Gjithashtu këta kremra mund të përdoren në vend të kremrave normale të natës dhe ditës, ky i fundit përmban edhe SPF duke siguruar kështu mbrojtje maksimale gjatë ditës.

Për shkak se trupi e riabsorbon acidin hialuronik gradualisht me kalimin e kohës, trajtimi sugjerohet të përsëritet 3 herë në vit.

 

Aplikimi? E lehtë fare!

Mënyra e aplikimit është më e thjeshtë nga sa mund ta kishit menduar. Aplikoni xhelin mbi rrudhat e moshës, linjat e shprehjes dhe në zonat që kanë nevojë për një efekt volumizues (për shembull buzët dhe mollëzat). Lëreni të veprojë për 10 minuta dhe më pas me pëllëmbën e dorës prekni lehtë produktin e mbetur për të përfunduar përthithjen. 6 acidet hialuronike depërtojnë në shtresat e thella të lëkurës duke dhënë një efekt filler në rrudha, ndërsa buzëve dhe mollëzave më shumë volum.

Për një fytyrë më të tendosur, më të hidratuar dhe për tipare më të plota zgjidhja e vetme është Fillerina!





Comments are closed.