7 mijë euro celular, “kërcënon” Kujtim Gjuzi: Kujdes me mua! (FOTO)

Kryetari i Partisë Konservatore i futur në parlament nga lista e PD-së, Kujtim Gjuzi, konfirmoi se mbante në duar një telefon celular që kushtonte 6-7 mijë euro.

Ndërsa kishte një mesazh edhe për gazetarin Enton Abilekaj: Kujdes me mua.



Gjuzi, sëbashku me deputetë të tjerë të rinj dhe gazetarë, ishte i ftuar mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion”, në Tv Klan.

Enton Abilekaj: Në një portal, pashë që ajo kompania Atlantik e ka përgënjeshtruar atë që thatë ju…

Kujtim Gjuzi: Unë jam i kujdesshëm, e kam këtu celularin, Kujdes me mua.

Blendi Fevziu: Zoti Gjuzi ngrije pak celularin…Ai është një celular në mos gaboj Vertu, që kushton diku tek 30 mijë euro.

Kujtim Gjuzi: Jo nuk kushton aq,

Blendi Fevziu: Sa kushton? 6-7 mijë po

Kujtim Gjuzi: Aq.

Blendi Fevziu: 7 mijë Euro celular mban në dorë?

Kujtim Gjuzi: Ça me bo, Partia Konservatore e ka celularin, se kam unë.

Blendi Fevziu: Është i partisë? Parti që ka celular 7 mijë Euro. Sa vjet keni që merreni me politikë?

Kujtim Gjuzi: Ti ishe shumë i ri, ishe student. Ju ishit të tronditur kur filloi revolta e 8 dhjetorit të vitit 90-të. Ju s’na mbani mend, ne qytetarët e Tiranës, por ne ju mbajmë mend juve.

Blendi Fevziu: Aty kanë qenë 200 mijë veta, s’mbahen mend të gjithë. Sa vjet keni i angazhuar në strukturë politike?

Kujtim Gjuzi: Anëtar i Partisë Demokratike jam që në ditët e para të saj. Kur fiken telefonat ose je në studion e emisionit “Opinion” ose në studio tjetër që është rregull, protokoll, por unë harrova sonte ose nuk mund të më gënjesh.


Comments are closed.