Zgjedhjet e 30 qershorit/ Basha zbulon kandidatin (vrasës me pagesë) të Bindjes Demokratike

Ka qenë tepër i ashpër kryedmeokrati Lulzim Basha në deklaratën për media, ku njoftoi datën e protestës së ardhshme të opozitës së bashkuar. Basha është ndalur tek kandidatët për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, duke përmendur edhe emra.

Sipas tij, kandidati i “Bindjes Demokratike” për Bashkinë e Kukësit, është një vrasës me pagesë.





“Le ti marrim me radhë këta kandidatë dhe të shikojmë se kush janë. Terrori i Juntës po ju bë ti thoni trafikantëve të drogës si biznesmeni “X”. Vrasësve me pagesë si Abedin Uruçi. Sot kandidat i “Bashkimeve Profesionale të PS” si biznesmen”, tha Basha.

Emri i Oruçit është lakuar edhe para disa vitesh, kur ai u zgjodh kryetar i Këshillit të Qarkut të Kukësit. PD tha se ai ka një të shkuar kriminale, kurse në media u publikua një njoftim ku thuhej se ai ishte arrestuar në Kosovë për shfrytëzim prostitucioni.





Comments are closed.