Vdes pronari grek, çifti shqiptar merr pasurinë me vlerë…

Një çift shqiptarësh janë paditur në Greqi, pasi akuzohen se i ka vjedhur ish-pronarit të tyre sende me vlerë në shumën rreth 150 mijë euro.

Sipas mediave greke, gruaja shqiptare kujdesej për të moshuarin dhe pas vdekjes së tij, ata kanë marrë bizhuteri dhe piktura në vilën e grekut.

Çështja e çiftit, rreth moshës 50 vjeç ndodhet në Gjykatën e Apelit në Larisa të Greqisë, pasi mbesa e ish-pronarit të tyre 75-vjeçar, i ka denoncuar për vjedhjen e bizhuterive dhe pikturave me vlerë 150 mijë euro.

Mediat greke thonë se çështja trajtohet prej disa vitesh në gjykatat greke, ndërsa ngjarja ka ndodhur në Volos, aty ku çifti punoi për disa kohë në vilën e shtetasit grek. Pas vdekjes së tij u denoncua edhe humbja e orendive të arit dhe disa pikturave.

Rasti do të diskutohet të hënën pas dy seancave të shtyra, ndërsa çifti shqiptar përballet me akuzën e shpërdorimit të një shume të madhe.









Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.