Sulltanesha Hyrem “turpërohet” në Kanë, i dalin të pasmet sheshit (Foto)

Meryem Uzerli është një prej aktoreve më të famshme turke që ka bërë për vete publikun shqiptar.

Ajo krijoi famë falë rolit të saj në serialin turk për sulltan Sulejmanin. Në serinë televizive me titull “Muhtesem Yuzyil”, ajo e portretizoi Sulltaneshën Hyrrem dhe u pëlqye shumë nga shikuesit.

Së fundi, bukuroshja turke e lindur në Gjermani, ka parakaluar në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë, ashtu sikurse shumë yje botërore të kinematografisë.

Zeshkania ka bërë bujë të madhe me fustanin që kishte veshur pasi ishte tejet transparent dhe i zbuloi të pasmet e saj, që duhet theksuar se kanë marrë shumë komplimenta.

Theksojmë se 35-vjeçarja ka marrë disa çmime gjatë vitit të kaluar, në mesin e të cilëve edhe edhe ‘Flutura e Artë’ që u ndahet yjeve turke për sukseset në seriale televizive dhe në muzikë.

Uzerli është duke punuar në projekte të reja filmike dhe seriale të ndryshme.





Comments are closed.