Si mund të dalë vendi nga kriza? Kryemadhi konsultohet në SHBA me…

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cila ndodhet prej pak ditësh në SHBA, ka zhvilluar një takim me profesorin amerikan Daniel Serwer nga Qendra për Çështjet Transatlantike, Johns Hokpins.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kryemadhi shprehet se me të arriti të bisedojë se si vendi mund të dalë nga kriza dhe të kthehet sërish në shtëpi për të gjithë shqiptarët.



“Pata kënaqësinë të takoja në Uashington profesor Daniel Serwer të Qendrës për Çështjet Transatlantike, në Shkollën për Studime të Avancuara Ndërkombëtare, Johns Hokpins.

Diskutuam dhe bashkëbiseduam për problematika nga më të ndryshmet parë nga këndvështrime shumë interesante. Debatuam dhe pamë Amerikën me sytë e Daniel Serëer, ashtu si edhe ai pa Shqipërinë me sytë tanë.

Një bisedë e frytshme, me ide të qarta, si vendi mund të dalë nga kriza dhe të kthehet sërish në shtëpi për të gjithë shqiptarët”, shkruan Kryemadhi.


Comments are closed.