Protesta e 6-të kombëtare, Basha me aleatët vendosin kur do “rrëzojnë” Ramën

Ashtu siç ishte diskutuar paraditen e sotme në mbledhjen e Lulzim Bashës me krerët e degëve të PD, është rënë dakord edhe në mbledhjen e Kryesisë në selinë blu, që protesta e radhës e opozitës së bashkuar të zhvillohet më 25 maj.

Basha duket se e ka kuptuar që është e kotë për të humbur kohë, pasi më 11 dhe 13 maj provoi se ka fuqinë të mbledhë një numër të konsiderueshëm qytetarësh edhe në një distancë të shkurtër kohore, ndaj pas 10 ditësh në orën 18:30 do të protestojë sërish për  “rrëzimin e Ramës”.

Kjo do të jetë protesta e 6-të kombëtare e opozitës dhe siç është bërë zakon tashmë, është vendosur sërish qëtë kërkohet “largimi i kryeministrit” gjatë orëve të mbrëmjes.









Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.